COVID-19 në Shqipëri/Burri ndërron jetë pasi mori vesh se gruaja ishte viktimë e virusit

76

Një ndër viktimat e koronavirusit në Shqipëri ishte edhe një 68 vjeçare nga Pogradeci e cila prej kohësh ishte e shtruar në Spitalin Infektiv.

Mësohet se 68-vjeçarja që qenë e shtruar në spital më herët, ndërsa u raportua në 24 orët e fundit mes pesë personave që ndërruan jetë në vendin tonë, edhe si pasojë e COVID.

Mësohet se ajo vuante po ashtu edhe nga disa sëmundje kronike.

Bashkëshorti i saj, për shkak të dhimbjes nga humbja e së shoqes, raportohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Ai ka pësuar arrest kardiak pak orë pasi ka marrë vesh lajmin për humbjen e bashkëshortes nga COVID 19.