COVID-19, ndërpret Vettingun, 11 komisionerë presin përgjigjet e tamponit

26

Koronavirusi prek institucionet e reja të Drejtësisë.

Një anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit raportohet se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Anëtari i KPA, i infektuar, është karantinuar në banesë.

Pas rastit në fjalë, tamponit i janë nënshtruar edhe familjarë të tij si dhe 11 komisionerë të tjerë, të cilët janë aktualisht të izoluar dhe në pritje të përgjigjes.

Për shkak të situatës së fundit është ndërprerë përkohësisht vetting.

Deri më tani në vendin tonë 469 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm  ka shkuar në 18.556 të infektuar.

Sakaq, rastet kanë qenë në rritje ditët e fundit, në vendin tonë.