COVID-19/Ndalohet lëvizja në këmbë pas orës 18:00 në të gjithë Shqipërinë

81

Që nga dita e sotme do të ndalohet lëvizja në këmbë në çdo qytet të Shqipërisë pas orës 18:00.

Lajmërimin e dha vetë Edi Rama.

Mësohet se do të aplikohen sanksione për personat që do të ecin në këmbë nëpër qytet pas orës 18:00.

Gjobë do të ketë dhe për çdo orë të ditës që njerëzit ulen në parqe ose mjedise të tjera të hapura.

Mësohet se do të lejohen lëvizjet më këmbë të atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe ata që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit.

Sipas deklaratës së z.Rama askush nuk duhet të dalë nga shtëpia pas orës 18 përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe.