COVID-19/Ndahet nga jeta vëllai i këngëtarit të mirënjohur shqiptar

141

COVID-19 i ka marrë jetë vëllait të këngëtarit të mirënjohur Sabri Fejzullahu.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë artisti i cili ka publikuar një foto të vëllait të tij të madh duke shkruar:

“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë. Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi! Shpirti yt u bëftë dritë”.

Kosova vijon me shifra të larta viktimash dhe infektimesh, ku një ditë më parë u raportuan 9 viktima dhe 129 raste të reja.