COVID-19/Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë

11

Ambasada shqiptare në Athinë do të pezullojë aktivitetin e saj për shkak të COVID-19.

Kjo pasi një punonjës i sektorit të aplikimeve për pasaporta ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Prej disa ditësh ai kishte patur shenja të lehta të COVID-19 e pas bërjes së testit u konfirmua pozitiv.

Punonjësi është izoluar në shtëpi teksa vijon puna për të gjurmuar kontaktet e tij.

Ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Sot ambasada do të dezinfektohet dhe do të pritet një njoftim se çfarë do të ndodhë me aktivitetin e saj.