COVID-19 “mbërthen” institucionet arsimore, raste në Kamëz, Durrës e Elbasan

67

Drejtori i Zyrës Arsimore Kamëz ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Ai mësohet të jetë shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Gjithashtu në Durrës, tre punonjës të zyrës arsimore janë infektuar me koronavirus, gjë që ka shkaktuar mbylljen e zyrave të tyre.

Në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 deri më tani tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” teksa pritet një vendim nëse do të vijojë mësimi në këtë gjimnaz apo jo.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4 persona dhe janë regjistruar 168 raste të reja pozitive nga 943 testime të kryera.