COVID-19/ Lajm i mirë: 35 kompani në “luftë”, deri tani 4 vaksina kanë nisur provën tek kafshët

217

COVID-19/ Lajm i mirë: 35 kompani në “luftë”, deri tani 4 vaksina kanë nisur provën tek kafshët

Ndërkohë që bota është nën nën terrorin e koronavirusit, COVID-19, të gjithë po punojnë, luftojnë dhe luten për vaksinën kundër këtij virusi.

Pas shpalljes nga OBSH, pandemi botërore, të gjitha kompanitë dhe institucionet akademike u angazhuan thellësisht për të zbuluar antibiotikë apo vaksinën për këtë koronavirus të ri.

Thë Guardian shkruan se momentalisht 35 kompani të mëdha, dhe institucione akademike po garojnë dhe punojnë fort për të krijuar këtë vaksinë. Tashmë janë prodhuar 4 prej tyre dhe kanë nisur testimin tek kafshët.

Kjo shpejtësi e cila ka konkretizuar 4 vaksina, erdhi pas perpjekjeve të hershme kineze për të zbërthyer materialin gjenetik të virusit dhe ndarjen me të gjithë grupet kërkimore në botë.

Koronaviruset kanë shkaktuar dy epidemi të tjera, virusi “Sars” në Kinë dhe “Mers” në Lindjen e Mesme.

Sars-CoV-2, ose ndryshe COVID-19 ndan midis 80% dhe 90% të materialit të tij gjenetik me virusin që shkaktoi Sars.

Hapi i parë për vaksinën përfundimtare do të jenë provat klinike e cila pritet të zhvillohet në 3 faza.

I pari, përfshin disa dhjetra vullnetarë të shëndetshëm, dhe e teston vaksinën për siguri, duke monitoruar efektet e kundërta.

E dyta, përfshin disa qindra njerëz, zakonisht në një pjesë të botës të prekur nga sëmundja, shikon se sa e efektshme është vaksina.

E treta bën të njëjtën gjë në disa mijëra njerëz.

Shkencëtarët duken shpresëdhënës për punën e madhe që po kryhet. Sigurisht jo të gjitha vaksinat që po punohen do të jenë “fitimtare” por e rëndësishme është që njëra prej tyre do t’i japë fund pandemisë së COVID-19.

Burimi:The Guardian | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania