COVID-19/Komiteti Teknik deklaron futjen e testeve të shpejta:”Nuk do të ketë më radhë për tamponin”

46

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se janë futur në vend dhe janë gati për përdorim testet e shpejta.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh lidhur me vendimin:

“Sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta”.

“Futja e tyre ul kohën e pritjes së qytetarëve se maskimumi i kryerjes së tyre shkon deri në 40 minuta”.

“Do kryhet pranë qendrave shëndetësore, spitalet rajonale, janë 100% specifike, se tregon nëse del pozitiv është pozitiv”.

Ajo shpejgoi edhe rastet kur një person del negativ  ose nuk paraqet simptoma.

“Nëse kemi test negativ por kemi shenja klinike, duhet të konfirmohet përmes PCR”.

“Nëse është asimptomaitik por ka kontakte me persona pozitive, duhet konfirmuar sërish me PCR“, – tha Silva Bino.