
E gjithë Italia do të jetë në lockdown duke filluar nga dita e sotme. Kjo gjëndje do të zgjasë deri më 27 dhjetor.
Blerjet e fundit, dhuratat në minutën e fundit, por edhe shëtitjet e fundit para Krishtlindjes duke pritur që “semafori” të kthehet në të kuqe përfunduan ditën e djeshme.
Kryeministri Giuseppe Conte siguron se mbyllja për Krishtlindje do të ndihmojë për të ulur efektet shkatërruese të COVID-19.
Supermarketet dhe farmacitë do të mbeten bizneset e vetme që do të mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre.