COVID-19/Infektohet drejtori i policisë së Beratit dhe e shoqja

47

Koronavirusi vazhdon të përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, drejtori i policisë në Berat dhe e shoqja.

Kryepolici Neritan Nallbati dhe bashkëshortja e tij, kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponit anti-Covid.

Të dy janë karantinuar në shtëpinë e tij në Tiranë.

Në policinë e Beratit po kryhen tamponë, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i infektimit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.