COVID-19 “i nxin” jetën turistëve, detyrohen të presin 2 orë për t’u futur në plazh

216

Për shkak të COVID-19 autoritetet spanjolle kanë vendosur të kufizojnë numrin e personave që mund të shfrytëzojnë hapësirën e plazheve.

Mirëpo kjo gjë ka shkaktuar radhë të madhe duke i bërë turistët të humbasin toruan. Disa nga ta ankohen se kanë 2 orë që presin në vapë për t’u futur në plazhin Benidorm të Spanjës.

Gjithashtu Spanja regjistron një numër të konsiderueshëm hotelesh që janë ende të mbyllura. Shumë prej turistëve janë detyruar të flenë ku të munden për shkak të mungesës së dhomave.

Këshilltarja e qytezës në Costa Blanca në jug-lindje të Spanjës, thotë që kjo mënyrë është e vetmja për të parandaluar COVID-19.