COVID-19 “i merr jetën” shoferit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës, prej ditësh i intubuar te “Shefqet Ndroqi”

44

COVID-19 ka infektuar dhe çuar drejt vdekjes edhe shoferin e Urgjencës së Spitalit të Kavajës.

Rifon Sinella, 62 vjeç nga Kavaja ka humbur betejën me virusin.

Ai ndodhej prej disa ditësh në intubim te Spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Sinella ka punuar për vite me radhë si shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.

Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë kardiologu i njohur Dr. Drin Bardhi.

“Lamtumirë Fon Sinella, të qoftë dheu i lehtë. Allahu na bashkoftë në xhenet!”, shkruan mjeku i njohur.