Covid-19 i merr jetën gazetarit të njohur shqiptar

159

Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar Lek Plani.

Plani mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ku shkruan: “Siç njofton kolegu dhe kryetari i UGSH qarku Shkoder Gasper Marku, sot ka humbur betejen me COVID-19 gazetari i njohur, miku dhe bashkepunetori i shkelqyer, i mirenjohuri i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave te tjera lokale, Lek Plani. Për orarin e ceremonisë mortore, do të njoftohet në një moment të dytë. Ngushëllime familjes “Plani”! Pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka”. Plani njihet për një karrierë të gjatë në media, ku ka qenë pjesë e TVSH-së dhe Deutsche Welle në shqip dhe Radio Shkodrës.