COVID-19 i merr jetën arkitektit të njohur nga Korça/EMRI

50

COVID-19 i ka marrë jetën arkitektit të njohur korçar, Kliti Kallamata.

Arkitekti prej ditësh ndodhej në një situatë të rënduar shëndetësore për shkak të virusit.

Kallamata nuk ka qenë i shtruar në spital në kryeqytet, por në atë të Korçës ku dje ka ndërruar jetë.

Ai është një figurë e njohur në Korçë ku për shumë vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës.