COVID-19 “i merr jetën” 5 qytetarëve, mes tyre një 50 vjeçare nga Tirana e një 59 vjeçar nga Durrësi

55

Kanë ndërruar jetë pesë persona në 24 orët e fundit, për shkak të COVID-19 në vendin tonë.

Kanë ndërruar jetë një 50-vjeçare nga Tirana dhe një 74-vjeçar nga Fieri.

Gjithashtu në spitalet Covid ndërroi jetë një 70-vjeçar nga Elbasani, një 59-vjeçar nga Durrësi, si edhe një nga 74 vjeçar nga Burreli.

Në total kanë ndërruar jetë 250 persona në vendin tonë.

Në spitalet Covid raportohet se 7 pacientë të tjerë janë aktualisht të intubuar.

Janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit 152 qytetarë, ndërsa janë shëruar 148 persona.