COVID-19/Humb jetën zyrtari i Partisë Socialiste

49

Bëhet fjalë për Ndue Ndocin, kreun e PS-së në njësinë numër 11 në Laprakë.

Lajmi është konfirmuar nga miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen për ndarjen e parakohshme të Ndocit nga jeta.

“Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im!”, shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale fotografi i Kuvendit Agim Rama.

Për të ka reaguar edhe deputeti socialist Ulsi Manja.

“E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes.

Lamtumirë miku im Ndue Ndoci”, shkruan Manja.

Situata në vend vijon të jetë shqetësuese për shkak të vdekjeve dhe rasteve të larta nga Covid-19.