COVID-19/Greqia zgjat masat kufizuese me Shqipërinë deri në këtë datë

33

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se do të zgjasë masat kufizuese me Shqipërinë deri më datë 30 nëntor.

Deri në këtë afat të ri të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, i kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në Greqi.

MEPJ informon se, certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën /numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit. Ndërsa, për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.

Gjithashtu, të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.