COVID-19/Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë deri në këtë datë

34

Greqia ka vendosë të zgjasë afatin për kufizimin e lëvizjes me Shqipërinë si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Këto masa do të zgjaten deri në 8 nëntor.

Gjithmonë duke rrespektuar disponimin e një tamponi të bërë brenda 72 orëve, do lejohen të kalojnë kufirin drejt shtetit fqinj vetëm shtetasit grekë dhe ata që kanë leje qendrimi në Greqi.

Gjithashtu do të lejohet të kalojnë kufirin duke rrespektuar të njëjtin rregull punonjësit sezonalë dhe persona për arsye shëndetësore apo arsimim.

Udhëtimet turistike do të jenë të pamundura deri në një udhëzim të ri.