COVID-19/Greqia pritet të vendosë kushte të reja në kufi, do të lejohet të kalojnë vetëm 750 persona

59

Situata e rënduar e koronavirusit ka bërë që Greqia të shtojë masat në kufi.

Këto masa sjellin jo pak problematika edhe për qytetarët shqiptarë të cilët duhet të udhëtojnë drejt territorit grek.

Një nga masat që pritet të ndërmarrë Greqia është vendosja e një kufiri në lidhje me numrin e personave të cilët do të lejohet të kalojnë kufirin.

Ky limit do të jetë 750 persona në ditë. Një kusht tjetër për personat që do të hyjnë në Greqi nëpërmjet tokës është se duhet të kenë bërë testin COVID-19 në 72 orët e fundit.

Ata duhet të kenë rezultatin negativ të testit me vete.