COVID-19 “gjunjëzon” Francën, regjistrohen mbi 3 mijë raste të reja

38

Franca po gjunjëzohet nga COVID-19.

Shifrat e fundit kanë regjistruar një rekord të ri ditor, ku janë shënuar 3310 raste të reja infektimesh.

Një numër ky më i lartë qysh nga mbyllja në muajin maj. Aktualisht autoritetet shëndetësore kanë zbuluar 17 vatra të nxehta të infektimit me COVID-19.

Gjithashtu rritje është shënuar edhe në numrin e pacientëve në reanimacion ku numri total ka shkuar në 376 persona.

Deri më tani në Francë, Covid-19, iu ka marrë jetën 30.409 persona dhe 215.521 të infektuar.