COVID-19/E rëndë, ndërron jetë një tjetër mjek te “Shefqet Ndroqi”/EMRI

44

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se një mjek është ndarë nga jeta për shkak të COVID-19.

Bëhet fjalë për një mjek të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.