COVID-19/Beqaj flet me emra biznesesh: Po ndodhin “plagosje me paramendim”

46

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur në lidhje me situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Beqaj nuk është kursyer me “kritikat” e tij, teksa ka komentuar situatën në bregdet dhe ka hedhur akuza për “plagosje me paramendim”.

Beqaj e ka konsideruar luftën ndaj COVID-19 të ndarë në territore teksa ka konsideruar bregdetin e Jonit si një territor të vështirë ku biznese po hedhin poshtë sakrificën e mjekëve.

“Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor”, shkruan ish-ministri.