COVID-19/Basha i bën apel Ramës:”Situata jashtë kontrollit, mos sulmo opozitën”

45

Krahas problemeve në popullatë, koronavirusi ka stimuluar edhe një debat të ashpër politik për mënyrën se si Qeveria po e menaxhon situatën.

Së fundmi, kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se Kryeministri merret me sulmet e opozitës, dhe nuk shikon situatën e dalë jashtë kontrollit.
“Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet”, shkruan Basha në Tuiter.

Sipas tij” në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”.