COVID-19 “arrin” në spitalin psikiatrik të Elbasanit, bllokohet pavioni i urgjencës!

42

COVID-19 ka arritur të depërtojë në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Sipas testit, ka rezultuar pozitive kryeinfermierja e spitalit e cila ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me pacientë si dhe staf.

Kryeinfermierja gjithashtu dyshohet të ketë infektuar edhe dy pacientë.

Në këtë spital janë rreth 350 pacientë që trajtohen si dhe një staf prej afro 120 punonjësish.

Mësohet se prej një jave spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës, ku nuk kryehet më asnjë shtrim.