COVID-19 arrin në prokurorinë e Tiranës, infektohen 3 prokurorë

34

Koronavirusi ka arritur të depërtojë dhe në institucione të rëndësishme të vendit.

Tre prokurorë të Prokurorisë Tiranë, janë konfirmuar të infektuar me Covid-19.

Prokurorët janë vetëizoluar dhe ndodhen në shtëpitë e tyre.

Kontakteve të tyre ju janë marrë tampon, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pasditen e djeshme, se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar, ndërsa pesë qytetarë humbën jetën.

Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4889 persona, ndërsa i humbjes së jetëve 353.