COVID-19 agresiv, i merr jeten 8 personave në vend, mes tyre një të reje pa sëmundje bashkëshoqëruese

33

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 563 raste të reja dhe 8 humbje jete si pasojë e koronavirusit në tre spitalet Covid.

Ndryshe nga herët e tjera, janë llogaritur edhe testimet e bëra në laboratorët e certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dolën nga 2 mijë e 723 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë,  nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

Kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33-vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46-vjeçar dhe një 60-vjeçare nga Shkodra, një-65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65-vjeçar dhe një 66-vjeçar nga Tirana, një 74-vjeçar nga Pogradec, një 76-vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.