Çorovodë, vjedhin benzinën, kapen në flagrancë tre të rinj

60

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen ‘’Çlirim,’’ Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të njw shtetas, 22 vjeç, banues në Çorovodë.

Në pranga përfunduan: A.L, 24 vjeç, S.H, 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë, si dhe L.H, 22 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznovë’’, Berat.
Policia sqaron se mjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen “Uznovë” dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim.”