Conte kritikon Europën: “Duhet të jetë në lartësinë e duhur, unë do të luftoj për të marrë përgjigje”

54

Prej ditësh në shtetin fqinj në radhët e popullatës ekziston një pakënaqësi e madhe ndaj BE. Kujtojmë këtu letrën virale të shkruar nga një vajzë italiane e cila falenderonte ironikisht liderat e BE si Macron dhe Merkel për mungesën e ndihmës ndaj Italisë. Italianët ndihen të braktisur nga vendet e BE, të paktën ky është feedback që merret nga ata. Nga ana tjetër sugjerohet që BE duhet të mbështesë Italinë dhe ekonominë e saj por edhe te komunitetit europian në tërësi me politika që krahasohen me politikat ekonomike të rimëkëmbjes së luftës.

Në një lidhje direkte për konferencë sot Giuseppe Conte ka kritikuar Europën teksa i kërkon asaj të jetë në lartësinë e situatës dhe të sillet ashtu siç duhet.

“Historia nuk paralajmëron kur arrin, veçanërisht me një emergjencë kaq të padëgjuar. Është një gjendje shoku që prek të gjitha shtetet anëtare, nuk ka asnjë të përjashtuar. Çështja është si sillemi përballë kësaj emergjence. Italia është duke treguar ndërgjegjësim të plotë për reagimin e përbashkët që historia po na kërkon të bëjmë. Evropa duhet të tregojë se është e gatshme t’i përgjigjet kësaj thirrjeje të historisë dhe të jetë në lartësinë e duhur”.

Më pas ai ka deklaruar se do të luftojë për të mposhtur luftën dhe për të marrë një përgjigje nga Europa,teksa kërkon që të ketë veprime të koordinuara për ta përballuar situatën.

“Unë nuk do të mbetem në Histori si ai që nuk mori përgjegjësinë për atë që duhej të bëhej për qytetarët. Unë do të luftoj deri në pikën e fundit të djersës, deri në gramin e fundit të energjisë për të marrë një përgjigje të fortë, rigoroze dhe kohezive evropiane”, tha Conte