Ballina BOTA Conor McGregor del në pension

Conor McGregor del në pension

Kampioni dy herë i UFC, Conor McGregor ka njoftuar daljen e tij në pension.

Luftëtari irlandez njoftoi të martën vendimin e tij në mediat sociale.

“Sot kam vendosur të tërhiqem nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Mixed Martial Art’,”-tha 30-vjeçari.

Ndërsa nuk ka dhënë një arsye mbi vendimin e tërheqjes nga artet marciale.

Më parë këtë muaj, McGregor u arrestua në Miami, për shkak se i mori dhe i copëtoi telefonin e një fansi ndërsa ai përpiqej ti bënte një foto.