Ballina Aktualitet Çoi vendin në zgjedhje të parakoshme pas shtyrjes së negociatave/ Zaev: Do...

Çoi vendin në zgjedhje të parakoshme pas shtyrjes së negociatave/ Zaev: Do të kandidoj për kryeministër

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot deklaroi se ai sërish do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të vitit të ardhshëm.

Sigurisht unë do të udhëheq fushatën , unë do të jem kandidat për kryeminister, sigurisht këtë do të duhet ta vendosin edhe organet e partisë dhe të koalicionit, por unë do të jem kandidat”-pohoi Zaev, raporton Alsat.

Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme pasi nuk u hapën negociatat. Një ditë pas samitit të BE Zaev deklaroi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut i kreu të gjitha detyrimet e saj, nuk u mor një përgjigje pozitive dhe se për këtë mban përgjegjësi të plotë.

Zaev ka qenë një nga mbështetësit kryesor të referendumit të 30 shtatorit 2018 mbi emrin e ri të Maqedonisë, sipas së cilës do të arrihej integrimi në Bashkimin Europian. Në mungesë të negociatave, ai dërgoi vendin në zgjedhje të reja.