CNN zbardh telefonatat e Trump:”Merkel, budallaqe, ndërsa Kim Jong Un gjeni!”

67

I matur në raport me Presidentin rus Vladimir Putin, kolegun turk, Recep Tayip Erdogan, princin saudit Mohammed bin Salman; dhe zhgënjyes në politikën ndërkombëtare, ku kancelaren gjermane Angela Merkel e quan “budallaqe”, diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, “gjeni” dhe ish-kryeministren britanike Theresa May “të dobët”.

Është kjo ajo që del nga përmbajtja e qindra telefonatave mes Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij, të raportuara nga gazetari Carl Bernstein, njëherësh bashkëpunëtor i Cnn.

Gjatë thirrjeve telefonike me Putinin, Trump do të shprehte “dëshirën e tij për të lënë Afganistanin”, por pa përmendur kurrë rastin e shpërblimeve të supozuara të paguara nga Moska për Talibanët për vrasjen e ushtarëve amerikanë.

Thirrjet telefonike zbuluan edhe “komplimentet e mëdha” që Trump i kishte dhënë diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke e quajtur atë “gjeni”, për dallim nga termi “idiot” i përdorur me paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, nga George W. Bush e deri te Barack Obama.-raportoi Agjensia Kombëtare e Lajmeve.