CNN: Ekspertët paralajmërojnë për një “dhjetor të tmerrshëm” nga COVID-19

58
FILE PHOTO: Members of the Military Emergency Unit (UME) disinfect the Josep Tarradellas Barcelona-El Prat Airport during a partial lockdown as part of a 15-day state of emergency to combat the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in Barcelona, Spain March 19, 2020. REUTERS/Nacho Doce

Viktimat nga koronavirusi parashikohet se mund të dyfishohen në të gjithë botën në fund të këtij viti. Kështu ka paralajmëruar Instituti i Vlerësimeve dhe Shëndetit (IHME), i Universitetit të Uashingtonit, SHBA.

Në studimin e tij thuhet se nëse gjithçka vazhdon si deri më tani, vdekjet në të gjithë botën do të arrijnë shifrën 1,9 milionë në dhjetor 2020.

Kjo do të thotë që, sipas IHME, në muajt e ardhshëm do të dyfishohen bilancet aktuale, duke e çuar shifrën në total të viktimave në 2,8 milionë.

Sipas ekspertëve amerikanë, viktimat ditore nga Covid-19 gjatë dhjetorit do të shtohen shumë, duke kapur shifrën e 30 000 personave në 24 orë.