Ballina BOTA Çmimi Nobel në Kimi shkon për shpikësit e baterive prej litiumi

Çmimi Nobel në Kimi shkon për shpikësit e baterive prej litiumi

John B. Goodenough, M. Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino fituan Çmimin Nobel 2019 në Kimi “për zhvillimin e baterive litium jon”.

“Bateritë litium jonike kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe përdoren për çdo gjë, nga telefonat mobil deri tek laptopët, tek automjetet elektrike. Nëpërmjet punës së tyre, fituesit e këtij viti Kimi i Fabrikës kanë vendosur bazat për një Shoqëria pa tela pa karburante fosile ”, thekson Akademia Mbretërore e Shkencave Suedeze

Këto lloj baterish janë përmendur edhe më herët si krijim, i cili meriton vlerësimin me çmim pasi i përdorim në telefonë, lap top-ë dhe makina elektrike.

Veç çmimit Nobel, profesorët do të ndajnë në mënyrë të barabartë mes tyre shumën prej  740,000 dollarëve, i cili vjen bashkë me çmimin e ndarë nga Akademia Suedeze e Shkencave në Stokholm.

Goodenough, 97-vjeçar është laureati më i vjetër që ka fituar ndonjëherë Çmim Nobel në të gjitha kategoritë.

Çmimin Nobel për Mjekësi e fituan dy shkencëtarë amerikanë dhe një shkencëtar britanik. William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza kurse Çmimin Nobel në Fizikë e fituan James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz  për zbulimet e tyre mbi evolucionin e universit dhe zbulimin e planetëve të ngjashëm me Tokën.

Në fushën e letërsisë do të ndahen dy çmime, për këtë vit dhe vitin e kaluar.

Më 2018, Nobeli për Letërsi nuk është ndarë për shkak të një skandali seksual që ka përfshirë Akademinë suedeze të Shkencave..