Ballina Aktualitet Çmimi i lartë i naftës, protestë në disa qytete të vendit

Çmimi i lartë i naftës, protestë në disa qytete të vendit

Krahas studentëve të cilët kanë hyrë sot në ditën e nëntë të protestës, edhe sot të shumtë ishin banorët që kanë bllokuar disa akse rrugore në disa qytete të Shqipërisë.

Ata kundërshtojnë rritjen e taksave dhe të çmimit të karburantit dhe për këtë bëjnë përgjegjëse qeverinë e drejtuar nga kryeministri, Edi Rama.

Një protestë e tillë po zhvillohet në këto momente në Shkodër, Berat, Durrës si dhe në Fushë-Krujë teksa me pankarta të ndryshme, protestuesit kanë kërkuar edhe largimin nga detyra të kryeministrit Rama. Ky tubim mbështetet nga Partia Demokratike, protesë kjo e cila ka filluar prej disa ditësh, ndërsa veprimet e tyre janë shoqëruar me thirrje të ndryshme.