Ballina SPORT Çmime të larta për derbin Partizani-Tirana

Çmime të larta për derbin Partizani-Tirana

Takimi mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet këtë të premte në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Si gjithnjë, për derbin e kryeqytetit interesi është mjaft i madh dhe është ndër të paktat sfida kur gjasat janë që të gjitha biletat të shiten.

Pak minuta më parë “blinibileta.com” ka publikuar dhe çmimet e biletave për këtë takim. Disi më të kripura çmimet se zakonisht në tribunat A dhe B, që konsiderohen dhe si tribunat “VIP’’, pasi çdo tifoz që do të preferojë një pozicion më komod do të duhet të shpenzojë 2000 lekë të reja.

Në të gjithë sektorët e tjerë, një biletë do të kushtojë vetëm 500 lekë të reja. Nuk ka asnjë dallim edhe për tifozerinë mike, pasi çmimet do të jenë të barabarta. Çmime më të larta krahasuar me derbin e fundit, pasi për të parë ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës, çmimet varionin nga 400 lekë të reja deri në 1500 lekë të reja.