Një grua në Japoni mbajti për 10 vite në frigorifer trupin e nënës së saj të vdekur.
Yumi Yoshino, 48-vjeçe deklaroi se e mbante trupin e pajetë pasi nuk donte që e ëma të largohej nga banesa ku kishin kaluar vite bashkë.
Policia japoneze ka deklaruar se në trupin e kufomës nuk ka shenja dhune.
Trupi u zbulua nga një pastruese pasi vajza e viktimës ishte detyruar të linte banesën pasi prej kohësh nuk kishte paguar qiranë.
Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios.
Article bottom Rectangle3