“Çmendet” boksieri i famshëm turk, i merr jetën të dashurës 25 vjeçare

69

Selim Ahmet Kemaloglu, i njohur si boksier i famshëm dhe i suksesshëm turk është arrestuar ditën e diel në Muglu, pasi goditi me thikë duke i shkaktuar vdekjen të dashurën e tij. Boksieri qëlloi të dashurën vetëm 25 vjeçe Zeynep Senpinar me thikë buke e më pas thirri ambulancën.

Mediat turke raportuan gjithashtu se para dërgimit në komisariat Kemaloglu u desh të shkonte në spitalin e Universitetit Sitki Kocman për t’u mjekuar.

Nga ana tjetër pas autopsisë së vajzës doli në pah se ajo kishte plagë në gjoks, në fyt e shenja të tjera në qafë të cilat sugjerojnë se ajo mund të jetë shtrënguar për t’u mbytur para goditjeve me thikë.