Çipsa pokeri, lëndë narkotike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, policia e Tiranës arreston 7 persona

49

Në kuadër të operacionit për kapjen e personave në kërkim, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 6, kanë arrestar 7 persona, të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Forcat blu bëjnë të ditur se kanë arrestauar shtetasin me inicilaet M. Z., 41 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Policia  bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën pronësin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan disa letra bixhozi dhe çipsa pokeri. Gjatë kontrollit gjithashtu policia gjeti një sasi lënde narkotike kanabis dhe kokaine.

Policia e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. P., 45 vjeç, E. Sh., 41 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, S. H., 51 vjeç pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur, gjithashtu ky i fundit ka dëmtuar rrethimin e jashtëm të një banese gjatë drejtimit në automjetiti në gjendej të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Gjithashtu shtetasi me iniciale Ç. V., 27 vjeç, u kap në flagrancë nga forcat blu duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatëse;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.