Ballina Aktualitet Cila ishte gafa e presidentit Trump që la gojëhapur përkthyesen italiane

Cila ishte gafa e presidentit Trump që la gojëhapur përkthyesen italiane

Presidenti amerikan  ka zhvilluar një takim me presidentin italian Sergio Mattarella në Shtëpinë e Bardhë, të cilin Trump e quajti me shaka “Mocarela”.

Por nuk u la me kaq, pasi ajo që mori më shumë vëmendje në media ishte reagimi i përkthyeses italiane, e ulur pas Trumpit, e cila ndryshoi menjëherë fytyrën kur presidenti amerikan bëri një koment në lidhje me historinë midis Italisë dhe SHBA-ve.

“SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mijëra vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump.

SHBA-ja është  themeluar në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themeluar në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.

E vetmja gjë që e lidh SHBA-në me Romën e Lashtë është se çdo vend i botës është ndikuar nga perandoria romake, ku përfshihen edhe kolonizatorët që pushtuan tokat e  SHBA-së.