Cila është mosha dhe përhapja gjeografike e viktimave të koronavirusit në Shqipëri?

76

Tetë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Shqipëri, por cilët janë ata? Kjo panoramë na ndihmon të shohim më nga afër viktimat e koronavirusit në vend.

Më 11 mars, ndërroi jetë jetë një 73-vjeçare nga Durrësi, e cila ishte pacientja e parë që gjeti vdekjen nga Covid-19.

Më pas në 18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja.

Më 22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova.

Më pas ajo që do të vinte është një skenar i trishtë ku çdo ditë shënohej një viktimë.

Më 23 mars gjeti vdekjen një 43-vjeçar nga Kavaja.

Më 24 mars një 49-vjeçar nga Tirana,

Më 25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana

Më 26 mars ndërroi e moshuara 85-vjeçare nga Tirana dhe mëngjesin e kësaj të premteje gjeti vdekjen një burrë 66 vjeç nag Fieri.

66 vjeçari pësoi vdekje të papritur, infarkt, mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

Ai trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, pacienti i cili vuante nga sëmundje kronike polmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.

Në total deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht si të infektuar 174 persona.