Ballina Showbiz Çifti më i ri i showbiz-it shqiptar: Zbulohet lidhja e DJ Sardit...

Çifti më i ri i showbiz-it shqiptar: Zbulohet lidhja e DJ Sardit me moderatoren e njohur

Ishte tetor kur mësuam se DJ i njohur shqiptar, Sardi i kishte dhënë fund lidhjes me balerinën e televizionit “Klan” Jora Hodo.
Në atë kohë u përfol për një kontratë profesionale e Jorës në Amerikën Latine, që kishte gjasa të kishte ndërhyrë në marrëdhënien mes tyre.
Zyrtarisht, Sardi hyri në listën e beqarëve më tërheqës shqiptarë, por emri në këtë “listë” duket se u fshi shumë shpejt.

Sipas informacione mësohet se Dj Sardi, është në një marrëdhënie romantike me moderatoren e njohur të Digitalb, Jonida Vokshi. Dyshja ka pak muaj që janë bashkë dhe lidhja e tyre është një surprizë e madhe për të gjithë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin që Sardi ka vetëm pak kohë që është ndarë.

Jo më larg se një javë më parë, dyshja është parë në një lokal në kryeqytet, bashkë me nënën e moderatores, duke e bërë edhe më serioze lidhjen e tyre.
Edhe pse të dy janë personazhe publike, Jonida Vokshi dhe Sardi kanë treguar se janë “hermetikë” për sa i përket jetës private dhe nuk dimë nëse do të ketë ndonjë konfirmim të këtij lajmi!