Ballina SPORT Chelsea, Cesc Fabregas drejt largimit

Chelsea, Cesc Fabregas drejt largimit

Milani duhet të tregohet i kujdesshëm me shpenzimet e tij në merkaton e transferimeve deri në vitin 2021, kur duhet të ketë një bilanc të ekuilibruar për të evituar përjashtimin nga kompeticionet evropiane.

Në këtë pikë, duket se përforcimi më i volitshëm i kuqezinjvë është Cesc Fabregas për repartin e mesfushës. Klubi milanez është i favorizuar edhe nga vetë futbollisti, i cili nuk është i kënaqur me situatën e tij te Chelsea dhe tani do të kërkojë që të bindë drejtuesit e klubit londinez që të lejojnë largimin e tij në muajin janar. Vetë spanjolli ka thyer heshtjen përsa i përket të ardhmes së tij që nga momenti kur dolën këto zëra.

“E di shumë mirë rolin tim te Chelsea e për fat të keq kjo nuk është ajo që dua. Është një situatë e vështirë për mua sepse luaj vetëm në ndeshjet e kupave”, – ka deklaruar spanjolli.

Situata në Londër po monitorohet me shumë vëmendje nga Milani, kjo edhe me ndihmën e Gazidis, i cili ka pasur të bëjë me Fabregas në periudhën kur mesfushori luante në radhët e Arsenalit.