Ballina Stil / Modë Chanel nuk do të përdorë më lëkurën e kafshëve ekzotike

Chanel nuk do të përdorë më lëkurën e kafshëve ekzotike

Firma prestigjoze e modës, Chanel ka lajmëruar se nuk do të përdorë më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet e saj.

Marka luksoze është një nga firmat më të mëdha që ‘i ka kthyer shpinën’ përdorimit të lërkurës së krokodilëve dhe hardhucave dhe lëvizja vjen si shenjë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve.

Kreu i shtëpisë së modës, Bruno Pavlovsky tha: “Nuk do të përdorim më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet tona të ardhshme.”

Politika e re synon gjithashtu të ndalojë përdorimin e leshit të kafshëve të tilla si qeni, rakuni dhe lepuri.

Çantat, veshjet dhe këpucët e bëra nga lëkura e gjarpërit apo krokodilit shiten në internet me vlera mbi 20.000 paund.

Çantat me lëkurë pitoni u hoqën nga faqja zyrtare e Chanel të martën edhe pse çantat e dorës së dytë janë ende në shitje për dhjetëra mijëra paund në faqe.