Ballina SPORT ”Champions”, spikat Roma-Real Madrid në ndeshjet e sotme

”Champions”, spikat Roma-Real Madrid në ndeshjet e sotme

Në ndeshjet e pesta të fazës së grupeve të Champions, sot spikat Roma-Real Madrid. Në kryeqytetin italian, luhet një finale mes dy skuadrave që janë në krizë në kampionatet respektive. Në fushë zbresin edhe Bayern, Juventus, dhe dy Manchesterët.

Roma-Real Madrid një ndeshje për të larguar krizën. Përballja e sotme në “Olimpico” e vlefshme për javën e pestë të Championsit në grupin G, vlen shumë.

Romës i mjafton një pikë për të kaluar më tej. Real Madrid vjen pas humbjes 3-0, ndaj Eibar në La Liga dhe është një skuadër e plagosur që do kërkojë të ringrihet. Isco i harruar deri më tani pritet të jetë titullar ndërsa tekniku Solari ka deklaruar: “Real Madrid bie dhe ngrihet sërish, Sergio Ramos është një person i ndershëm”. Ndeshja tjetër e grupit është CSKA e Moskës-Viktoria Plzen.

Në grupin E të Champions Bayernit të Mynihut i mjafton vetëm një barazim por trajneri Kovac kërkon më shumë: ”Na duhet vetëm një pikë, por duam të fitojmë, kjo është ajo që u them lojtarëve për çdo ndeshje”. Bavarezët në kampionat po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe mediat vënë në dyshim edhe të ardhmen e trajnerit Niko Kovaç. Ndërsa në Athinë AEK pret Ajax.