Ballina SPORT Champions League, Ramazani problem për Ajaxin.

Champions League, Ramazani problem për Ajaxin.

Për Ajaxin ,ka dy probleme për të arritur në finalen e Champions.

I pari është skuadra e Tottenham që ka përparuar në Londër duke fituar 1-0 dhe i dyti Ramazani.
Kjo sepse lojtarë deçizivë si Ziyech e Mazraoui kanë vendosur të rrespektojnë Ramazanin duke agjëruar.

Dy lojtarët me origjinë marokine do të luajnë në fushë dhe do mund të hanë e të pinë diçka vetëm 20 minuta pas fillimit të ndeshjes. Nuk dihet ende nëse do të zvëndësohen ndonëse nuk do të jetë fare e lehtë.

Të njëjtin problem ka edhe Liverpool me Salah dhe Manè në ndeshjen e gjysmëfinales.

Të tilla raste nuk mungojnë as në Serinë A. Juventusi do i lërë zgjedhje të lirë Pjanic, Emre Can e Khedirës. Milani , Calhanoglu dhe Bakayoko. Në diskutim janë dhe Asamoah, Gholuam, Dzeko, Under dhe El Shaarawy.