Ballina Sport Vendi Futboll, vazhdon “lufta” në Champions League

Futboll, vazhdon “lufta” në Champions League

Grupi G

Romanët e udhëhequr nga Eusebio Di Francesco kryesojnë grupin, të ndjekur nga Real Madrid me pikë të barabarta. Gjithçka mbetet e hapur midis dy ekipeve se kush do të fitojë grupin. Në vëndin e tretë qendron CSKA Moscow me katër pikë, dhe në vendin e fundit me një pikë Victoria Plzen.

Grupi F

Manchester City ka “shpartalluar” ekipin ukrainas Shakhtar Donetsk me rezultatin 6-0. Ylli brazilian Gabriel Jesus shfaqet në formën e tij më të mirë dhe këtë e ka treguar nga një tregolësh i realizuar mbrëmjen e djeshme gjatë lojës. Manchester City kryeson Grupin F prej nëntë pikësh, i cili ndiqet nga Lyon me gjashtë pikë.

Grupi H

Gjithçka është e hapur në Grupin H. Ekipi anglez Manchester United mposht “Zonjën e Vjetër” në shtëpi për pesë minuta. Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol fantastik, i cili ishte goli i tij i parë për Juventus në Champions League. Valencia fiton me rezultatin 3-1 kundër Young Boys. Grupin H e kryeson Juventus me nëntë pikë, duke e ndjekur më pas në vendin e dytë Manchester United me shtatë pikë, Valencia me pesë pikë dhe në fund renditet Young Boys me një pikë.

Rezultatet e mbrëmjes së djeshme në Champions League:

CSKA Moskow 1 – 2 AS Roma

Valencia 3 – 1 Young Boys

Bayern Munich 2 – 0 AEK Athens FC

Benfica 1 – 1 Ajax

Juventus 1 – 2 Manchester United

Lyon 2 – 2 Hoffenheim

Manchester City 6 – 0 Shakhtar Donetsk

Victoria Plzen 0 – 5 Real Madrid