Ballina Sport Vendi Champions League, Liverpuli ruan kreun e Grupit C

Champions League, Liverpuli ruan kreun e Grupit C

Dy ndeshjet e radhës së Grupit C të Champions League ishin ato mes Liverpulit dhe Crvena Zvezdës dhe Paris Saint Germain dhe Napolit. Barazimi mahnitës i PSG nga goditja mjeshtërore e Di Maria bëri që rezultati final i ndeshjes të ishte 2-2. Në këtë mënyrë, italianëve të Napolit iu mohoi vendin e parë në Grupin C. Insigne dhe Mertens i dhanë dy herë Napolit epërsinë dhe italianët dukeshin të gatshëm të ndërtonin fitoren e tyre në këtë takim. Megjithatë, parizienët nuk u dorëzuan, duke barazuar fillimisht me anë të Rui dhe më pas me Di Maria, i cili dërgoi në rrjetë një goditje brilante nga një distancë prej rreth 18 metrash nga porta në minutën e tretë të kohës shtesë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi që u luajt dje ishte ajo mes anglezëve të Liverpulit dhe serbëve të Crvena Zvezdës. Anglezët e dominuan takimin, gjë që e tregoi edhe rezultati 4-0.

Pas tre ndeshjeve të luajtura deri tani, Grupin C të Champions League e kryeson Liverpuli me 6 pikë, ndërsa në fund qëndron Crvena Zvezda me 1 pikë.