Ballina Aktualitet Champions League, Liverpool mund bindshëm Barcelonën.

Champions League, Liverpool mund bindshëm Barcelonën.

Është luajtur mbrëmjen e sotme gjysmë finalja e Champion league mes Liverpool dhe Barcelona.

Liverpool shkatërroi 4-0 Barcelonën në ndeshjen e kthimit, me një rezultat përfundimtar 4-0, duke u bërë kështu finalsti i parë i Champion League, e cila do të luhet në “Wanda Metropolitano” të Madridit.

Ndryshe nga ndeshja e parë në ‘Camp Nou’ e cila përfundoi me rezultatin 3-0 për Barcelonën, këtë herë duket se i ndodhur në shtëpinë e vetë Liverpooli ka ditur të bëjë mrekullira duke lënë katalanasit të pafat.

Për Liverpool kanë shënuar nga 2 herë Origi dhe Wijnaldum, ndërkohë që nesër do të përcaktohet se kush do të jetë finalisti i dytë, Tottenham apo Ajax.

Në notat e lojtarëve, sipas tabelës së mëposhtme Origi ishte më i miri me 8.9, ndërsa Messi mori notën 7.3 dhe Shaqiri 7.2.