Ballina Uncategorized Champions League, Barcelona mposht Interin pa Mesin, PSV Eindhoven barazon me Totenhemin

Champions League, Barcelona mposht Interin pa Mesin, PSV Eindhoven barazon me Totenhemin

Mbrëmë janë mbyllur dy ndeshjet e radhës së Grupit B të Champions League. Ndeshja e parë ishte ajo mes Barcelonës dhe Interit, ku skuadra katalanase ka fituar me rezultatin e pastër 2-0. Edhe pse në mungesë të lojtarit kryesor Lionel Messi, Barcelona ka arritur ta mbyllë me fitore këtë ndeshje.

Me tri pikët e fituara ndaj Interit, Barcelona siguron edhe më tepër kreun e grupit dhe gjendet në një pozicion shumë të mirë për ndeshjet e ardhshme. Ndërkohë, pavarësisht humbjes, Interi ruan i qetë vendin e dytë, duke u favorizuar edhe nga barazimi i ndeshjes PSV Eindhoven-Tottenham. Kjo ndeshje u mbyll në barazim, me rezultatin 2-2. Të dyja ekipet luftuan për fitore, por nuk arritën të merrnin me shumë se sa një pikë.

Në përfundim të këtyre dy takimeve dhe të tri ndeshjeve të zhvilluara deri tani në këtë fazë të Champions League, sa i përket rënditjes së skuadrave, ekipi spanjoll i Barcelonës kryeson me 9 pikë, ndërsa italianët e Interit të Milanit qëndrojnë në vend të dytë me 6 pikë, holandezët e PSV Eindhoven janë në vend të tretë me 1 pikë dhe tabelën e klasifikimit e mbyllin anglezët e Tottenham me 1 pikë.