Çfarë thotë horoskopi për të famshmit shqiptarë?

167

Dashi
Dikush mund të thotë se “Fama është e pashmangshme” nëse bëhet fjalë për Dashin, sepse nuk ka rëndësi, 5 vjet apo 50 vjet, Dashi do të jetë i famshëm nëse e vendos. Shenjën e Dashit nuk keni se si t’a humbni nga sytë në ekrane. Ata përfshihen në debate të nxehta, përballen me vështirësi të mëdha në karrierë, që shpesh i shkaktojnë nga impulsiviteti i tyre, por kur vendosin që të rikthehen prapë në majë, arrijnë ta bëjnë me shpejtësi rrufe. Femrat e Dashit janë “zjarr” me një energji të pashtershme (Vera Grabocka edhe pse i ka kaluar të 60-tat, punon ende më shumë se 10 orë në ditë, Monika Kryemadhi dominon në LSI, jo sepse është bashkëshortja e Kryetarit të Parlamentit, por sepse ka një aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe komunikimi; Irma Libohova ka të njëjtën buzëqeshje, trup dhe energji siç ka pasur gjithmonë; Ilva Tare pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në karrierë, është ende një “kockë e fortë” qe ia del gjithmonë.) Edhe meshkujt publikë të Dashit nuk ngelin pas me zjarrin e tyre. Ndonëse eksperienca e gjatë në politikë e ka “urtësuar” Ilir Metën, edhe ai njihet për shpërthimet e tij që nisën që nga shkëputja nga PS në mbledhjen e famshme të “Katarsisit” e më pas në sherrin e famshëm në Parlament, kur iu kundërvu Jozefina Topallit. Adi Krasta, nuk ngurron të thotë mendimin e tij hapur, edhe pse përmend emra. Të gjithë kujtoni të keni lexuar e dëgjuar për sherrin e famshëm me kryeminstrin Rama apo Top Channel? Erion Braçe, Dafina Zeqiri, Andi Bushati, Eneda Tarifa janë të tjerë shembuj të “Dashit zjarr” që shpesh përfshihen në debate publike.Këmbëngulës, energjikë dhe kokëfortë, asgjë nuk e ndalon këtë shenjë për të arritur famën. Përballë publikut ata shfaqin vetëm Entuziazëm!

Demi
Të lindurit e shenjës së Demit janë më këmbëngulësit dhe të qëndrueshmit. Nuk është çudi që Blendi Fevziu ka mbi 15 vjet që drejton të njëjtin emision, po ashtu edhe Demi tjetër Arjan Çani i përkushtohet çdo javë “Zonë e Lirë” si ta kishte episodin e parë. Arbana Osmani nisi karrierën e saj në media si një nga prezantueset e Top Albania-s dhe falë punës e vullnetit ja doli të jetë sot figura kryesore e këtij televizioni dhe të mos shkëputet asnjë çast nga ekrani i Top Channel. Majlinda Bregu edhe pse në opozitë, nuk e ka humbur asnjëherë shkëlqimin e saj si një forcë dominante në politikë. Demi nuk ka frikë, është argëtues, por ndonjëherë humb edhe taktin dhe këtë e kemi parë shpesh tek Arjan Çani apo Bleona Qereti, të cilët e demonstrojnë këtë pjesë të Demit më shumë sesa kolegë si Blendi Fevziu, I cili mundohet të ruajë qetësinë në shumicën e kohës. Demi në sytë e publikut rrezaton “glamour” dhe sofistikim, ndaj nuk është çudi që personazhet e sipër-përmendura, duke përfshirë edhe të tjerë si Sokol Balla, Eli Fara, Valbona Selimllari, Marina Vjollca të vlerësohen edhe për pamjen e tyre dhe stilin në veshje. Demi e do luksin, ushqimin e mirë dhe familjen, ndaj nuk është çudi që Arbana Osmani të flasë me pasion për gatimin, Valbona Selimllari t’i kushtohet me kohë të plotë familjes së saj, Arjan Çani të ankohet gjithmonë se shëndoshet dhe Balla apo Fevziu të “mburren” për blerjet e tyre të kushtueshme. Publiku për këtë shenjë ka: Admirim!

Binjakët
Planeti që udhëheq Binjakët është planeti i komunikimit, Mërkuri, ndaj të lindurit në këtë shenjë e kanë më se të natyrshme punën në media. Aftësia e tyre e të folurit është unike dhe pikërisht, duke folur ata arrijnë në majë të famës. Nuk është çudi që Ardit Gjebrea të jetë një prej moderatorëve më të suksesshëm në ekranet shqiptare, sepse arrin që për 6 orë me rradhë të mbajë një emision, duke folur për çdo gjë: Nga muzika deri tek gatimet dhe problemet sociale. Eno Popi dhe Ledion Liço janë dy Binjakët më të njohur të Top Channel, Eni Çobani është perfekte në rolin e saj të ndërmjetëses, jo vetëm për njohuritë që ka, por edhe se e ka përshtatur profesionin e saj në media, me nuhatjen prej Binjaku që ka ndaj kërkesave të publikut. Thonë se edhe Angela Martini të hyn në zemër kur e njeh, sepse ajo flet dhe flet për gjithçka. Miriam Cani dhe Armina Mevlani gjithashtu kanë provuar prezantimin, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duhet të falenderojë artikulimin fantastik që e ka ndihmuar të jetë në këtë pozicion drejtues sot. Të famshmit e Binjakëve i kanë duart në disa gjëra njëkohësisht dhe mos u trondisni, kur papritur shihni se si ata fare lehtë braktisin një profesion kryesor për diçka tjetër. Gjebrea e la profesionin e tij kryesor si këngëtar për televizionin. Eno Popi flet edhe për 100 milione lekë në Top Channel, por paralelisht jep leksione gazetarie në Universitet. Besa Kokëdhima një ditë vendosi të ndryshonte komplet pamje dhe stil dhe nga rroku e flokët e zeza, u shndërrua në një bjonde të pop-it. Bojken Lako-n herë e shohim si regjisor dhe herë si këngëtar. Zaimina e nisi karrierën si modele e tani përpiqet të balancojë karrierën e saj si arkitekte me muzikën. Ata nuk shterojnë kurrë së na surprizuari dhe për publikun, të famshmit e kësaj shenje ngjallin: Kuriozitet!

Gaforre
Të lindurit e kësaj shenje kanë shumë qejf të ushqejnë, ata e duan ushqimin po aq sa Demi, por adhurojnë edhe mamatë. Ndaj nuk është e çuditshme që burra si Edi Rama, Getty apo Ledri të flasin gjithmonë për mamatë e tyre dhe mamatë të bëhen po aq të famshme sa ata. Gaforret duan të kujdesen edhe për mirëqënien e të tjerëve dhe nuk ndihen mirë nëse vendi ku punojnë, s’ka vizionin e tyre. Prandaj kuptojeni kryeministrin i cili ndryshon çdo ambient ku shkel (jo gjithmonë me shijen e pëlqyer nga masa). Gaforret janë shenjë kardinale, ndaj asnjëherë nuk janë “mesatarë” në arritjet e tyre. Edhe pse janë një shenjë e pasigurt, sërish të habisin me ‘moskokëçarjen” e tyre publike. Edi Rama, Dalina Buzi, Olti Curri, Rozana Radi, Olta Gixhari, Era Istrefi, Stresi, Samanta Karavella, Getty, Tuna, Albana Osmani, janë lakuar në media sa për arritjet e tyre, aq edhe për sherret/debatet publike që kanë pasur. Publiku për këtë shenjë ushqen: Admirim.

Luani
Luani e zbulon famën nëpërmjet një pune shumë të madhe dhe një dëshirë për të tejkaluar një kompleks inferioriteti. Besojeni apo jo, por Luanët e famshëm e kanë pasur këtë kompleks. Flor Mumajesi gjithmonë ka rrëfyer për fëmijërinë e tij të vështirë ekonomike, Lorik Cana ka ndarë historinë e dhimbshme të humbjes së shokut të tij më të ngushtë në luftë. Nga e kaluara ata marrin forcë për të ecur përpara dhe sot, si Luanë të vërtetë, ata ecin me kokën lart. Luani rrezaton krenari dhe Loriku këtë krenari e përcjell në formë atdhetarizmi. Flori asnjëherë nuk përmbahet në opinionet që ka ndaj njerëzve që sipas tij e kanë dëmtuar në karrierë apo dëmtojnë në përgjithësi muzikën dhe gjithmonë gjen një mënyrë për të treguar se ai është (ç’është e vërteta) ndër kompozitorët më të mirë. Buzëqeshje e madhe, sjellje ekstravagante, ky është Luani juaj. Publiku për këtë shenjë ka Admirim!

Virgjëresha
Virgjëresha në pamje të parë duket e ftohtë, ka një shkëputje emocionale që në fakt, i ndihmon ata të ecin përpara. Virgjëreshës “nuk i lëviz qimja” në pamje, ndaj nuk është çudi që Luana, Eranda, Albëria, Dua apo Emine Cunmulaj të jenë gjithmonë në formë fantastike dhe të pagabueshëm në veshje. Virgjëresha ka një sy shumë të stërvitur për detaje, që të tjerët nuk i shohin. Vërtet mund të mos ju pëlqejë zëri i Luanës, por bukuroshja sërish arrin të bëjë këngët e saj hit diskotekash, duke qënë e vëmendshme në të gjithë paketimin e plotë të një këngë : Muzika, teksti deri tek klipi e veshja.

Kjo shenjë tregon shumë ndjeshmëri publike dhe një lidhje të ngushtë me familjen, madje konsiderohen si “më të vërtetët” në këtë ndjeshmëri, në krahasim me shenja të tjera që në dukje të parë janë më të dashur. Rastin me te mire kemi Nene Terezen! Emine Cunmulaj erdhi dhe u angazhua vetë për fëmijët autikë ne Shqiperi, Albërie Hadërgjonaj u vlerësua për interpretimin e një kënge që kishte si subjekt fëmijët lypësa, Eranda Libohova ka marrë pjesë në disa koncerte bamirësie dhe një nga këngët e saj më të famshme,është ajo kushtuar të rinjve të varur nga droga. Publiku për këtë shenjë ushqen: Admirim.

Peshorja
Peshoret janë të bukur, por e kompleksojnë kërkimin e tyre për harmoninë e brendshme. Gjithsesi, ata kanë një forcë të jashtëzakonshme për të arritur qëllimet dhe të gatshëm për të sakrifikuar. Mençuria e tyre e brendshme i udhëheq drejt majës.Peshoret vlerësohen për anën e tyre estetike: Lori Hoxha tashmë është burimi kryesor i frymëzimit në stil për mijëra vajza që e ndjekin verbërisht në instagram apo Snapchat. Noizy, Saimir Pirgu, Sali Berisha, Enver Hoxha janë vlerësuar për pamjen dhe/apo shijet e tyre estetike. Një aftësi tjetër e kësaj shenje është ecja përpara duke ruajtur gjithmonë një ekuilibër. Aurela Gaçe nga një anë nuk ta përton nëse nuk i pëlqen një fenomen dhe shpesh përmendet në lajme për deklaratat e saj në instagram. Por nga ana tjetër, Gaçe falë talentit të jashtëzakonshëm dhe komunikimit popullor, krijon një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe nuk arrin kurrë të mos e duash, sado që të mund “të bezdisesh” nga opinionet. Sali Berisha dhe Enver Hoxha ndenjën shumë gjatë në politikë falë këtij ekuilibri që krijonin në sytë e publikut dhe në rrethet e tyre politike. Enca Haxhia sado mund të duket si këngëtarja më e kritikuar, sërish ka arritur të ketë 1 milionë fansa e të mbyllë shumë “gojë të liga” falë ëmbëlsisë së saj, përulësisë dhe faktit që ajo nuk është kurrsesi “një budallaqe vulgare”, por përkundrazi, një vajzë që po përpiqet të gjejë atë harmoninë e brendshme prej peshoreje dhe në karrierë. Të mos flasim për Noizy-n, i cili sado për një kohë u identifikua me “Të fortët” dhe “Sherret me thika”, sërish duhet ndjeshmërinë që tregon qoftë ndaj familjes, fansave apo të panjohurve. Publiku për këtë shenjë ushqen: Dashuri.

Akrepi
Shkëlqimi i Akrepit gjendet në hijen e tyre. Ata janë të mençur, edhe pse kompleks dhe nuk iu pëlqen shkëlqimi i vazhdueshëm. Madje shumica e akrepëve preferojnë që të mbajnë shumë gjëra private. Ju kujtohet sa kohë ju desh Soni Malajt që të nxirrte në foto të bijën, Anna? Po tani që ajo hesht për lidhjen e saj të re? Është normale për shenjën e Akrepit që të ruajë privacinë. Inis Gjoni, pavarësisht “fatkeqësisë së publikimit të një videoje intime pa dëshirën e saj”, gjithmonë ka dashur të ndajë vetëm karrierën në media, Anjeza Maja po ashtu e ruan “Top-Secret” jetën intime. Olta Boka ndoshta është e martuar e ka fëmijë! Nuk dimë gjë! Sepse ajo kurrë nuk flet! Të famshmit e Akrepit janë të fundit që hapin Facebook dhe Instagram sepse nuk ju pëlqen të ndajnë çdo detaj të jetës së tyre. Akrepët kanë edhe një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rimëkëmbur. Atëherë kur mendonit se karriera e Inis Gjonit mori fund, ajo mbush sallat e Teatrit dhe vlerësohet për punën e saj si regjisore. Rezarta Shkurta, kaloi një periudhë shumë të vështirë pas arrestimit të bashkëshortit të saj, por vijon të punojë me sukses në kompaninë e saj. Soni Malajn divorci nuk e fundosi, përkundrazi. Ajo jo vetëm u rimëkëmb, por po ngjitet edhe më e fortë në klasifikimet e muzikës pop. Publiku nga kjo shenjë: Intrigohet!

Shigjetari
Shigjetari e gjen famën tek e qeshura. Ata mund të jenë klloni i trishtuar, klloni pa takt apo klloni i lumtur, por esenca e tyre spirituale i ndihmon që ta marrin jetën sit ë vijë, pa u zhgënjyer nga pengesat që hasen rrugës. Shigjetari më i famshëm që kemi aktualisht, Erion Veliaj, karakterizohet nga optimizmi i madh që ka kjo shenjë dhe këtë lloj optimizmi përpiqet t’ja rrezatojë edhe të tjerëve me postimet e tij të vazhdueshme për të gjithë riparimet/ndërtimet që Bashkia po bën në Tiranë. Për të famshmit e Shigjetarit qielli nuk ka limit. Sado që sulmohen, shahen, tallen në rrugën drejt famës, ata e kalojnë gjithçka me një postim dhe shumë të qeshura, a thua se shigjetat nuk po bien drejt tyre. Adelina Ismaili të ngjit entuziazmin kur e takon, pavarësisht se herë pas here në postime ajo ngjan e nevrikosur. Rita Orës i ndriçon fytyra nga buzëqeshja e saj, edhe kur shkëput kontratën me Jay Z, edhe kur sulmohet se është “Becky with Good Hair”. Jozefina Topalli rrudh ballin e thotë fjalën “Plumb” në studion e “Opinion”, por nga ana tjetër, kur e takon, nuk e ka problem të flasë me këdo, të ndezë një cigare e të qesh, sikur ta kishe shoqe prej vitesh. Publiku nga kjo shenjë merr vetëm: Gëzim!

Bricjapi
Bricjapi është shenja më realiste e Horoskopit. Ata janë rimëshëruar aq shumë herë, sa tani jo vetëm “kanë famën nën kontroll”, por e dinë se si ta menaxhojnë atë. Bricjapi tregon shumë siguri, por jo shumë ndjeshmëri, ndaj ndoshta kjo është arsyeja përse oponenti më i fortë i Ramës brenda partisë, Ben Blushi, nuk pati popullaritetin e kryeministrit për të fituar referendumin. Bricjapët janë me “laps e letër”, ata e dinë se çfarë do t’u ndodhë 10 vjet më vonë, ashtu sic Xhemi shumë vite më parë shprehej se kërkonte të kishte një familje dhe të bëhej pjesë e “Portokalli”. Bricjapët janë punëtorë dhe një hap përpara për të nuhatur trendet e reja, ndaj nuk është çudi që biznesmeni Samir Mane, të ishte i pari që hapi qendrat tregëtare në Shqipëri, ashtu si 20 vjet më parë, ishte i pari që solli elektro-shtëpiaket. Po të tregojnë më shumë ndjeshmëri ndaj publikut, Bricjapëve gjithmonë do t’u shndrisë ylli i famës dhe i suksesit. Publiku për Bricjapët: Përulet!

Ujori
Ujori kërkon t’i bëj gjërat në mënyrën e vet. Ata nuk i përulen asnjë trendi, por ndikohen vetëm nga liria e tyre e jashtme dhe e brendshme. Mos kritikoni vendimet e Çiljetës, veshjet e Florianës, sjelljen e çuditshme të Frederik Ndocit, sepse ata nuk pyesin askënd, përveç mendjes së tyre. Elvana Gjata gjithmonë është e para trend-setter në muzikë, e cila sado të frymëzohet nga trendet botërore, në fund zgjedh diçka që i shkon asaj për shtat. Të famshmit e Ujorit janë inovativë, ndaj kuptohet se si Mero Baze ishte ndër të parët që e ktheu gazetën online dhe Aldon Lipe solli një frymë të re në radio; kur e ktheu një emision radiofonik në televiziv. Fama e tyre lidhet ngushtë me shoqërinë dhe të ardhmen e njerëzimit. Ismail Kadare është një ujor tipik që e përdori letërsinë edhe si një mesazh për popullin shqiptar dhe regjimet e tij. Ujorët përpiqen që të hapin mendjen dhe të influencojnë me lirinë e tyre. Publiku për këtë shenjë ushqen: Tërheqje!

Peshqit
Peshqit janë shprehës, artistikë dhe tërhiqen nga artet e performancës apo nga çështje metafizike. Rruga e tyre nuk është e orientuar plotësisht drejt famës, por talented që kanë e çojnë drejt dritës këtë shenjë. Nga jashtë, të gjithë të famshmit e kësaj shenjë, rrezatojnë një lloj butësie. Aurela Hoxha mund të duket ekstravagante në veshje, por kur e sheh tek flet në studio, ajo paraqitet melankolike dhe e butë. Këtë lloj butësie rrezaton edhe Amarda Toska, të cilën jo më kot njerëzit e duan prej kaq shumë vitesh. Leonora Jakupi është krenaria e Kosovës, e cila gjithmonë ka treguar ndjeshmëri të madhe ndaj çështjeve patriotike. Publiku tek kjo shenjë sheh:Vlera